Lidhja Demokratike e Kosovës e ka konfirmuar edhe zyrtarisht se ministri i deritashëm i Financave, Avdullah Hoti, do të jetë kandidat i kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit.
Kjo u bë e ditur pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së LDK-së, ku kryeministri në largim, Isa Mustafa, e bëri publik vendimin e marrë nga Kryesia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKur u pyet për kundërkandidatët e partive tjera për kryeministër, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se nga Avdullah Hoti mund të mësojnë shumë për ekonomi dhe qeverisje të mirë.
“Zoti Hoti është larg përpara edhe në pikëpamje të njohurive sepse te Avdullahu mund të shkojnë e të mësojnë ekonomi dhe se si qeveriset vendi”,a ka deklaruar Mustafa pas mbledhjes së Kryesisë së LDK-së.
Avdullah Hoti, zyrtarisht për kryeministër nga LDK
Lidhja Demokratike e Kosovës pritet të dalë shumë shpejt me një njoftim ku do të zyrtarizojë ministrin e deritashëm të Financave, Avdullah Hotin, si kandidat të LDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit.
Këtë ia kanë konfirmuar portalit Koha.net burime brenda takimit të kryesisë së LDK i cili është duke u zhvilluar në këto momente, ndërsa pas takimit pritet të dalin në një konferencë për media.