Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan, i shoqëruar nga ambasadori britanik në Shkup, Charles Garrett, arriti sot në Shkup ku filloi takimet me liderët e partive politike.
Ministri Dunkan, vizitën në Shkup e filloi me takime me kryetarin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ndërsa më pas takoi zëvendëskryetaren e LSDM-së, Radmilla Shekerinska dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç është paralajmëruar, gjatë ditës së nesërme do të takohet me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, me LR-PDSH-së, Ziadin Sela, si dhe me presidentin e vendit, Gjorgje Ivanov.
Paraprakisht u paralajmërua se në takime do të bisedohet për situatën aktuale politike në vend, nevojën për reforma urgjente, të cilat do të mundësojnë përparim drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.