Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hidhet poshtë aktakuza ndaj ish-ministrit Buja dhe ish-sekretarit Dakaj

Ish-ministri i Arsimit, Ramë Buja, i ka “shpëtuar” ndjekjes penale në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Këto ditë shkalla e parë ka marrë vendim që të pushojë akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare kundër tij, si dhe kundër ish-sekretarit të MASHT-it, Xhavit Dakaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Trupi gjykues, i udhëhequr nga gjyqtari Valon Kurtaj, ka konsideruar se nuk ka elemente se Buja dhe Dakaj kanë keqpërdorur pozitën zyrtare në vitin 2012.

Ndërkaq, siç ka mësuar “Koha Ditore”, aktakuza vazhdon të jetë në fuqi për dy të akuzuarit e tjerë, ndaj drejtorit të Prokurimit në MASHT, Xhemajl Buzuku, si dhe ndaj pronarit të kompanisë OE “Alb- Architect”, Afrim Demiri. Në këtë rast gjykata ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar për kryerjen e veprave penale, me të cilat ngarkohen... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.