Iniciativa për Maqedoni të Përbashkët ka vendosur të ndërpresë protestat tre muajshe kundër të ashtuquajturës “Platformë e Tiranës”.
Organizatorët e protestës paralajmëruan se do të ngrenë iniciativë në Kushtetuese për zgjedhjen e kreut të Kuvendit Talat Xhaferin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAta përkujtojnë presidentin Gjorge Ivanov për rolin e tij në momentin kur do të ndajë mandatin liderit të LSDM-së pas garancive që ky i fundit do t’i jep në emër të koalicionit për mos cenimin e karakterit unitar të Maqedonisë, raporton KP.
Protestat e Iniciativës për Maqedoni të përbashkët u aktualizuan pas dështimit të mandatarit të parë Nikolla Gruevski për të formuar shumicën e re parlamentare, ndërsa protestuesit përcollën kryesisht kërkesat e partisë së Gruevskit, organizimin e zgjedhjeve të reja parlamentare bashkë me ato lokale.
Protestat devijuan natën e 27 prillit kur në mënyrë të dhunshme protestuesit u futën ën Kuvend dhe sulmuan deputetët dhe gazetarët. Përpos disa protestuesve, Prokuroria deri tani nuk ka ngritur padi ndaj organizatorëve të protestës.