Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

5 mijë euro në muaj do të paguajë Policia për ish-hotelin që do ta bëjë Stacion

Nga 1 marsi një pjesë e Policisë së Kosovës do të stacionohen në objektin që deri para pak muajve ka punuar si hotel.

Kontrata e nënshkruar me AKP-në për një vit dhe me mundësi vazhdimi do t’i kushtojë policisë 60 mijë euro.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka shumë kohë të gjatë që është përfolur largimi i policisë nga stacioni jugor 4 i Prishtinës.

Objektit që ishte nën menaxhim të pronarit të Kosova Petrolit, Bedri Selmani, i kanë mbetur vetëm muret.

Orenditë e brendshme, sipas AKP-së, janë marrë nga menaxhmenti i deriatëhershëm i hotelit.

Një pjesë e objektit para pak kohësh i është dhënë në shfrytëzim Federatës së Futbollit të Kosovës.