Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

CDU-ja e Merkelit fiton zgjedhjet në landin e Rinit Verior-Vestfalise

Kristjandemokratët e CDU-së së Kancelares gjermane Angela Merkel fituan 34,3 për qind të votave në zgjedhjet e rëndësishme në landin e Rinit Verior-Vestfalisë. Sipas vlerësimeve pas mbylljes së kutive të votimit, socialdemokratët e SPD-së zbritën në vendin e dytë, duke marrë 30,6 për qind të votave në këtë land të rëndësishëm.

Partia liberale FDP arriti vendin e tretë, duke marrë 12,2 për qind të votave. Ndërsa populistët e AfD arritën të hyjnë për herë të parë në parlamentin e landit, duke marrë 7,7 për qind të votave. Partia Të Gjelbrit, deri tani në koalicion me SPD-në, pësoi një rënie të madhe dhe mori 6 për qind të votave. Partia E Majta zbriti në pesë për qind, duke arritur pragun për të hyrë në Parlament, raporton DW.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zgjedhjet për landin e Rinit Verior-Vestfalisë, njëri nga landet më të mëdha të Gjermanisë, me 18,1 milionë banorë, priteshin me vëmendje këtë vit të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani. Landi i Rinit Verior-Vestfalisë është një rajon industrial, me një numër të madh punëtorësh. Kjo e bëri këtë land në të kaluarën për dekada të tëra një nga kështjellat e socialdemokratëve.

Martin Schulz, rivali i Kancelares Merkel në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës në Gjermani, tha se “kjo është një ditë e rëndë për SPD-në dhe për mua personalisht”. Kryeministrja e landit, Hannelore Kraft e pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen nga të gjitha detyrat në Partinë Socialdemokrate gjermane. “Nuk mundëm ta fitojmë besimin e qytetarëve”, tha Kraft në Dyseldorf, në kryeqytetin e landit. Edhe ajo foli për një “ditë të trishtuar” për socialdemokratët.

Pjesëmarrja në votime rezultoi më e madhe se katër vjet më parë. 65,6 për qind e 13,1 milionë për qind qytetarëve me të drejtë vote dhanë votën e tyre.

CDU-ja fitoi pikë duke theksuar tema të tilla si siguria, krimi në rritje, migrimi dhe papunësia relativisht e lartë në land.