Mungesës së ilaçeve në institucionet publike shëndetësore, nuk i shpëtuan as klinikat vitale. Pacientët u detyruan t’i blejnë vetë ato edhe kur u drejtuan për raste emergjente.
Krejt kjo situatë e krijuar prej shumë vjetësh, po vazhdon për shkak të buxhetit jo të mjaftueshëm, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarë të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar kanë konfirmuar nëpërmjet një përgjigje zyrtare, se gjendja është e njëjtë edhe në pjesën e parë të këtij viti.
“Sipas të dhënave të siguruara nga përgjegjësit e disa barnatoreve spitalore dhe ata të Barnatores Qendrore të SHSKUK-së, QKUK-ja është e furnizuar me rreth 60% të barnave dhe për 10% më pak me material medicinal. SHSKUK-ja ka dërguar kërkesat sipas nevojave reale, mirëpo, vonesat e furnizimit dhe mungesa e kontratave për disa produkte, ka ndikuar në furnizim jo të kënaqshëm. Tani kemi dorëzuar kërkesat për furnizim për Tremujorin e dytë, por të reviduar në mënyrë që t’i përafrohemi buxhetit në dispozicion”, thuhet në përgjigjen zyrtare të këtij institucioni.
Por, në Ministrinë e Shëndetësisë krejt fajin e hedhin te Ligji i prokurimit. Thonë se i njëjti lejon procedura të zgjatura në përzgjedhjen e operatorëve fitues dhe liferimi i produkteve vonon.
“Ligji i Prokurimit Publik, i cili lejon procedura të zgjatura deri në përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë fitues në tender, ashtu edhe të liferimit të produkteve për kompanitë fituese pas lidhjes së kontratave është shumë i pafavorshëm për institucionet shëndetësore, të cilat kanë nevojë për procedura më të shkurtra të furnizimeve”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.
Së fundmi, OSHP-ja pikërisht për shkak të ankesave të operatorëve ekonomik që kanë konkurruar në tenderët që shpalli ministria, ka kthyer mbrapsht procese tenderuese që kanë të bëjnë me furnizim me barna e material harxhues.