Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vdiq Shaban Dragaj, ish-ushtar i UÇK-së e kandidat për kryetar të Mitrovicës

Ka vdekur nga një sulm në zemër ish ushtari i UÇK-së, Shaban Drgaj. I ndjeri ishte i lindur në vitin 1958 në Leqinë të Drenicës.

Kishte mbaruar akademinë ushtarake në Sarajevë dhe kishte shërbyer si epror ushtarak në ish ushtrinë e RSFJ-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me formimin e UÇK-së, Dragaj në fillim të muajit prill të vitit 1998, bashkë me të vëllanë Musën, iu bashkëngjit radhëve të saj, raporton Kp. Si pjesëtar i UÇK-së, ai ka marrë pjesë në betejat e Zonës operative të Dukagjinit, Berishës dhe Drenicës.

Pas mbarimit të luftës, Dragaj ka shërbyer në institucionet e Republikës së Kosovës. Dragaj është inkuadruar edhe në politikë dhe ka qenë kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës.

Ai la pas vete gruan me dy fëmijë.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e fshatit Leqinë të Skenderajt. Funerali për në varrezat e Leqinës do të niset nga shtëpia e të ndjerit në Shipol të Mitrovicës, në ora 16:00.