Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KEDS njofton për vendet që mbesin pa rrymë në ditë e ardhshme

KEDS, në njoftimin e zakonshëm për ndërprerje të energjisë elektrike ka njoftuar për ndërprerjet e planifikuara për ditët në vazhdim.

Kësisoj, më 24.02.2017 në Istog do të shkyçet dalja 10 kV Vrella prej orës 10:30-14:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Cerrcë, Lubozhdë, Vrellë dhe Stupe. Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i ormanit ne TS-Vrellë Demaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më 25.02.2017 në Kaçanik do të shkyçet dalja 10 kV Bobi prej orës 11:00-12:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Bobi, Ivaja, Kotlina, Laqi, Bushi, Pusteniku, Strazha. Arsyeja e shkyçjes: demontimi i trafoshtyllës në trasen e autostradës Prishtinë –Shkup.

Më 25.02.2017 në Peja 1 do të shkyçet dalja 10 kV Zahaqi prej orës 08:00-10:00, përcjell Koha.net. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qyshk, Pavlan, Zahaq, një pjesë e Llabjanit, Deponia, Ramuni nje pjesë, Gllaviqica, Kërstovci, Leshan, Klinqin, Sverka e Thatë, Jabllanica e Leshanit, Rosujat. Arsyeja e shkyçjes: shtim vaji ne TSSH.Zahaq.

Më 25.02.2017 në Peja 1 do të shkyçet dalja 10 kV Qyteti 1 prej orës 09:00-15:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ringovi 1,2,3, Krivogllava 1,2. Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i ormanit TU. TSB. Ringovi-2-pjesërisht vetëm ndarja e TSB, në ndarës të tensionit të lartë.

Më 26.02.2017 në kV Peja 1 do të shkyçet T2 prej orës 07:00-12:00. Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Instituti I/1, Instituti II, Instituti V, Standard, Ringovi 1,2,3, Krivogllava 1,2 , Novosella, Radavci, Brestoviku, Dogna, Jabllanica e Madhe, Lagjja e Romëve, Kulla, Hazba, Berishët, Sharra, Katuni i Ri, TS Bunari, Fabrika Bibita, Shkolla filolore , Fabrika e bukës, Rruga e Hekurudhës, Agrokosova, Elkosi Te Ceket, Motohia Remont, Deminerët, Kristali, Pularia, Kolonia e Sheqeranës, Elkosi te ETC, Buquku, Gacaferi, Tyrbeja, Bajraktarët, Kulla e Ministrit, Treboviq, Qunguri, Elsa, Nabergjan, Lluga, LLabjan, Bllagaj, Katuni i Ri 2, Instituti Bujqesor, Lagjja Qemanska Vitomiricë, Riki Petrolli, Baliqët, Farma, Domi, Gjeshoviqët, Ozdrimi, Dubova e Madhe, Fierza 5, Dubova e Vogël, Instituti III/1, Xhemajl Kada, Terolit I dhe II, Ndertesa Faruk Ibishi dhe Qendra sociale.

Arsyeja e shkyçjes: shkyçja nevojitet për krijimin e kushteve të sigurisë në vazhdim të punimeve për rehabilitimin e këtij trafostacioni, punime të KOSTT-it.

Ndërkaq më 27.02.2017 në Gjakova III do të shkyçet dalja 10 kV Nertili prej orës 11:00- 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qendra Tregtare Nertili. Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i ndërprerësit.