Banka e Shqipërisë (BSH) ka njoftuar se investimet u rritën në 3-mujorin e parë të vitit 2017, të ndikuara nga investimet në sektorin e ndërtimit.
Sipas BSH-së, rritja me 5.7% e investimeve në këtë tremujor kontribuoi në masën 22% në zgjerimin e kërkesës agregate.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërmirësimi i gjendjes financiare, rritja e normës së shfrytëzimit të kapaciteteve, rritja e lejeve të ndërtimit, si dhe përmirësimi i besimit të bizneseve në ekonomi mbetën faktorë favorizues për rritjen e investimeve.
Ndërsa burimet e financimit të bizneseve u mbështetën nga rritja e investimeve të huaja direkte dhe nga zgjerimi i kredisë në tremujorin e katërt.