Për një kohë të gjatë, ministri i Financave, Avdullah Hoti, kishte bërë përpjekje të mëdha për ta shtyrë përpara bashkimin e Doganës dhe ATK-së në një agjenci të vetme.
Përpos insistimit të tij, pavarësisht mosdakordimit të BE-së dhe FMN-së, kishte ndarë edhe mbi 2 milionë euro buxhet për ndërtimin e objektit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAsnjë nga këto plane nuk filloi. Shoqatat e bizneseve e kanë vlerësuar si utopike ngutjen e ministrit Hoti për të realizuar qëllimin e tij, duke bashkuar Doganën dhe ATK-në në një agjenci të vetme.
Thonë se qeveria është ngutur pak në këtë aspekt, pasi për realizimin e këtij projekti duhen të shikohen edhe disa çështje që lidhen me nivelin e punës së dy agjencive.
Zyra e BE-së kishte konstatuar se propozimi organizativ nuk është në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.
E FMN-ja ia kishte bërë të qartë Hotit se bashkimi mund të ndodhte vetëm më 1 janar të 2018-s.