Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nuk ndryshon mënyra e votimit për mërgimtarët

Ndonëse në listat e votimit 1/3 e votuesve jetojnë në diasporë, pak prej tyre e shfrytëzojnë këtë të drejtë. Kjo për shkak të procedurave të komplikuara.

Njohës të çështjeve politike kritikojnë partitë, duke thënë që diasporën gjithmonë vetëm e kanë shfrytëzuar, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për partinë, e cila ka bërë më së shumti fushatë në diasporë, Lëvizjen Vetëvendosje, votimi i bashkatdhetarëve është i rëndësishëm, por, sipas saj, në aspektin organizativ, Kosova ia ka pamundësuar kësaj kategorie marrjen pjesë në votim.

Edhe zyrtarë të Nismës për Kosovën shpresojnë që Qeveria në ardhje, të bëjë më shumë në lidhje me këtë.

E, për PDK-në, është e rëndësishme që diaspora të jetë pjesë e vendimmarrjes.

Në Ministrinë e Diasporës thonë se koha e shkurtër e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme, e që mbahen në qershor, ka pamundësuar që të bëhet diçka në lidhje me këtë.