Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KQZ: Vëzhguesit e zgjedhjeve të regjistrohen deri më 4 qershor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se nga data 11 maj ka filluar të rrjedhë afati për dorëzimin e kërkesave për akreditim të vëzhguesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që do të mbahen më 11 qershor.

Ky afat, sipas vendimit të KQZ-së, përfundon me datë 4 qershor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Subjektet politike të certifikuara, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara, të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediat mund të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për t’u akredituar për vëzhgimin e Zgjedhjeve.

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.