Zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në një konferencë për media, ka siguruar Arbana Xharrën, e cila mbrëmë është sulmuar brutalisht, se e gjithë PDK-ja nga e mbarë Kosova e mbështesin atë dhe ndodhen pranë saj.
Hoxhaj ka falënderuar subjektet tjera politike të Kosovës për mbështetjen e treguar gjatë ditës së sotme ndaj Xharrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas sulmit që kanë ndodhë mbi intelektualen dhe ish kolegen tuaj, jam këtu që ta siguroj që e gjithë familja e madhe e PDK-së, jemi pranë saj dhe ajo është ndër vlerat kryesore të PDK-së”, ka thënë Hoxhaj.
“Janë pikërisht momente të rënda si kjo me Arbanën kur ne duhet të lëmë politikën anash dhe të dënojmë ashpër çfarëdo forme të dhunës, pa asnjë hezitim. Sulmi barbar ndaj Arbanës nuk ishte vetëm një atak ndaj personalitetit të saj, ndaj një nëne, por është një sulm ndaj demokracisë sonë dhe lirive tona. Ne – Partia Demokratike e Kosovës – jemi mirënjohës për mbështetjen e jashtëzakonshme të sotme nga e gjithë shoqëria kosovare”, ka thënë më tej ai.
Hoxhaj, po ashtu, ka pohuar se ditëve në vijim PDK-së dhe Fillimit të Ri për Kosovën do t’i bashkohen edhe personalitete të tjera eminente nga shoqëria civile, politika, e gazetaria.