Pas mbylljes së protestës, kreu i PD-së Lulzim Basha iu drejtua selisë blu, ku dhe foli sërish para simpatizantëve.
Sot, tha ai, shpallëm të vetmen rrugë drejt republikës së re, zgjedhje të lira e të ndershme.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E gjithë Shqipëria është shtëpia jonë e lirisë dhe republika e re e vetmja e vërtetë dhe e drejtë që njohim ligjërisht. Sot shpallëm së bashku të vetmen rrugë drejt republikës së re, zgjedhje të lira e të ndershme. Këtë e dini ju, e di unë, e di bota mbarë se zgjedhje të lira e të ndershme do të ketë vetëm me një qeveri teknike”, deklaroi Basha.
Lulzim Basha përsëriti tezën tre mujore se vetëm zgjedhje të lira dhe qeveri teknike janë zgjidhja e krizës. Ai tha se opozita nuk do të lejojë zgjedhje moniste por ju përgjigj kritikëve se lëvizja që ai drejton është paqësore.