Kryetari i Degës së LDK-së në Prizren, Haxhi Avdyli, i ka bërë apel kreut të partisë, Isa Mustafës, por edhe liderëve tjerë, Visar Ymerit të VV-së, Behgjet Pacollit të AKR-së dhe Mimoza Kusari Lilës së Alternativës që të bëjnë koalicion parazgjedhor.
Kjo për faktin se nëse PDK, dhe misioni i saj “Fillimi i Ri” i fitojnë këto zgjedhje, sipas Avydlit, do të vazhdojë shkatërrimi i Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është postimi i tij i plotë:
APEL në kohë koalicionesh
Për kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, për kryetarin e VV-së Visar Ymeri, për kryetarin e AKR-së Bexhet Pacolli, për Alternativen.
Duke dëgjuar zërin e qindra aktivistëve të partisë time , duke dëgjuar zërin e qindra qytetarëve pa parti, ju apeloj të uleni, të bisedoni sinqerisht, ta shikoni njëri tjetrin në sy dhe të tejkaloni veten dhe egon tuaj për të sjell një ndryshim substancial të pritur tash 17 vite.
Nëse LDK e VV rrezikojnë të mos dalin të para dhe fillimi i ri i rishkatërrimit të Kosovës vazhdon, vullneti i mëvonshëm për të bashkëpunuar për NDRYSHIM do jetë i kotë dhe pa efekt.
Prandaj nëse e doni ndryshimin, e doni Kosovën pa krim e korrupsion, nëse e doni vendin më shumë se veten, e grupin tuaj atëherë tejkaloni dallimet dhe etjen për poste e LIDHENI KOALICION PARAZGJEDHOR.
Ndryshimi i Kosovës pa korrupsion, me njerzë të ndershëm, ku nuk sundojnë komandantët milionerë të Rognerit, e bënë vetëm ky BLLOK I RI politik që me siguri do e kalon 50% .
Militantët presin pushtet por qytetarët duan NDRYSHIM. Jepni frymë dhe shpresë këtyre njerëzve dhe këtij vendi të cfilitur nga zhvatja e një grupi që Kosovën e panë vetëm si plaçkë të luftës.
Deri të premten me 19.05 .2017 në ora 24.00 keni kohë për ta liruar Kosovën nga kthetrat e Shikut ose pas 11 qershorit do i përqafoni ato kthetra deri sa kanë për t’iu shpuar.
Vendosne Kosovën para posteve tuaja. Gjeni pika të përbashkëta e emra KONSENSUAL sepse tekefundit vetëm Kosova është e përhershme, e postet tona janë të përkohshme.
I juaji ,
Haxhi Avdyli, kryetari i degës së Ldk-së në Prizren