Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami s’e ka pritur tradhtinë nga PDK-ja, Musliu tregon pse votoi kundër mocionit

Ministrja në detyrë e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë se nuk e ka pritur “thikën pas shpine” të PDK-së, siç ka thënë ajo, aq më tepër që PDK-ja të bëhet vegël e opozitës, në një tekst që ka plotë të pavërteta.

“Zhurmagjinjtë dhe nënshkruesit të marrëveshjes janë ata që kanë pasur probleme me ligjin”, ka thënë ajo në Interaktiv.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Është dashur dhe kemi pritur që partneri në koalicion të jetë më korrekt dhe më i drejtpërdrejtë, e jo të fshihet pas të pavërtetave për kinse mungesë të vendimmarrjes”, ka thënë ajo më tej.

Por deputetja Ganimete Musliu, ka thënë se pikërisht për mungesë të vendimmarrjes.

“PDK-ja e ka përkrahur mocionin në momentin kur e ka parë që s’ka më kurrfarë vendimmarrje. Kur them vendimet e mëdha janë tri gjëra, demarkacioni, Asociacioni dhe liberalizimi i vizave. PDK-ja nuk ka guxuar t’ia lejojë që vendi të sillet në një vend vicioz të mos ketë vendime të mëdha. Kosova ka mbetur peng i mosguximit të vendimmarrjes”, ka thënë ajo.

Musliu ka treguar edhe pse vendosi që të votojë kundër mocionit të opozitës.

“Kam mbajtur fjalën time, sepse pata thënë se nuk do ta votojë rrëzimin e Qeverisë e as shpërbërjen e Kuvendit pa kaluar Ligji për transformimin e e FSK-së në ushtri”, ka thënë ajo.