Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Një serb i arrestuar për vrasjen me thikë të boshnjakut në veri të Mitrovicës

Një person i moshës 58 vjeçar, i nacionalitetit boshnjak, është vrarë sonte me thikë nga i dyshuari D. S., bëjnë të ditur burime të KosovaPress-it.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në një kafene në veri të Mitrovicës, ndërsa viktima është goditur disa herë më thikë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ende nuk dihet motivi i vrasjes.

Viktima është Murat Kuçi, i cili ka jetuar në jug të Mitrovicës, i cili ishte pronar i kafenesë ku është qëlluar.

Burime KosovaPress-it mësojnë se dorasi dyshohet të jetë D. S., i cili veç thikës me të cilën e ka goditur viktimën, ka shtënë edhe me armë zjarri, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin.