Edi Rama ka njoftuar se ish-drejtori i Doganës së Kosovës, Lulëzim Rafuna, është këshilltari më i ri në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë.
Rama njoftimin e bëri publik përmes një postimi në Facebook, duke vlerësuar si eksperiencë të suksesshme drejtimin e doganës nga Rafuna.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Faleminderit Lulëzim Rafunës që pranoi rolin e këshilltarit në kabinetin e kryeministrit të Shqipërisë, pas një eksperience të suksesshme në drejtimin e doganave të Kosovës”, ka shkruar Rama në Facebook.
Në vend të Rafunës, si drejtor i përgjithshëm i Doganës së Kosovës është zgjedhur Bahri Berisha, në fillim të muajit shkurt.