Ministrat në detyrë të PDK-së kanë nisur të bojkotojnë çdo takim në të cilin janë të pranishëm ministrat e LDK-së.
Ata kanë bojkotuar edhe mbledhjen ku është vendosur që të hapet tenderi për ndërtimin e segmentit të parë të autostradës për Gjilan, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë komitetin drejtues ndërministror, pjesëmarrës nga ministrat e PDK-së janë Blerand Stavileci dhe Ferat Shala.
Ministri në largim i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, ka bërë të ditur se deri në korrik do të zgjidhet kompania që do të ndërtojë lotin e parë prej 21.6 kilometrash.
Zharku ka bërë të ditur se me mbështetjen e BERZH-it do të vazhdohet me ndërtimin e autostradës në lote të tjera, të cilat mund t’i realizojnë kompani apo konsorciume të tjera.
Qeveria ka parashikuar që vlera për ndërtimin e një kilometri autostradë të kushtojë 6 milionë euro.
Derisa gjatësi e përgjithshme e autostradës “Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë” do të jetë 47.1 kilometra, vlera e parashikuar për ndërtimin e saj kap shifrën e 282.6 milionë euro.
Ministrat e PDK-së bojkotojnë takimet me ata të... by kohanet