Televizioni i njohur “France 24” ka realizuar një reportazh për Kosovën, në të cilin shteti i ri europian shihet si vend me korrupsion, papunësi dhe krizë të madhe politike, raporton Koha.net.
Reportazhi përshkruan vështirësitë e Kosovës para dhe pas luftës e deri te shpallja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 11 qershorit 2017.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTelevizioni francez raporton se e vetmja shpresë e Kosovës janë gjeneratat e reja, të cilat nuk e kanë përjetuar luftën.
“Një e treta e popullsisë është nën moshën 15-vjeçare. Për të gërmuar historinë dhe të shikojë përpara, Kosova duhet të mbështetet te njerëzit e rinj dhe energjia e tyre”, raporton France 24.