Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Europian deklaroi sot në rrjetet sociale se “e drejta për t'u mbledhur në mënyrë paqësore është një prej themeleve të demokracisë, dhe në Shqipërinë e vitit 2017 nuk ka vend për dhunë”.
OSBE e nxori komentin në rrjetet sociale, ndërkohë që Partia Demokratike po bën përgatitjet e fundit për tubimin e nesërm në shëtitoren Dëshmorët e Kombit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ftoi përkrahësit e opozitës të tubohen në kryeqytet të shtunën në mesditë, ku, si tha ai, do të kërkohet sërish dorëheqja e kryeministrit Rama dhe një qeveri teknike për të mbajtur zgjedhje të rregullta dhe ku “do të themelohet republika e re”.