Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Keqardhje” e Beogradit për kohën e humbur të Kosovës me zgjedhje

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën Marko Gjuriq ka vlerësuar se zgjedhjet në Kosovë janë vetëm humbje kohe në dialogun Beograd – Prishtinë, dhe , sipas tij, hyrje në radikalizmin shtesë të politikës, transmeton Koha.net.

„Druaj se zgjedhjet e 11 qershorit nuk do të jenë vetëm kohë e humbur por edhe uverturë në radikalizmin shtesë të politikës në Prishtinë. Jo vetëm gjatë fushatës parazgjedhore por edhe gjatë formimit të qeverisë së re”, ka thënë Gjuriq për gazetën Beogradit Politika.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Elita politike shqiptare, sipas Gjuriqit, deri më tash, nuk ka ditur ose nuk ka dashur që dialogun ta imponojë si temë pozitive në opinion, por siç thotë ai, e ka shfrytëzuar për demonstrim të politikës rigide e radikale.

„Bashkëbiseduesit nuk mund t’i zgjedhim dhe do të presim të shohim cilat janë perspektivat për vazhdimin e dialogut”, ka thënë Gjuriq duke shtuar se Beogradi është i gatshëm për dialog, por jo edhe pala tjetër.

Gjuriq në këtë intervistë nuk ka mundur të mos lëshojë akuza të reja për ato Beogradi zyrtar ka kohë që i quan “deklarata të politikanëve shqiptarë për Shqipërinë e madhe” .

Zyrtari i serb i angazhuar rreth Kosovës ka thënë se “Brukseli po e humb autoritetin në Prishtinë”.

Lidhur me përgatitjet e “Listës Srpska” për zgjedhjet e ardhshme, Gjuriq ka thënë se Beograd përpiqet që gjithnjë e më pak të përzihet në dinamikën e saj të politikës së brendshme.

Përjashtim, sipas tij, është bërë vetëm kur është dashur të pengohet Prishtina, që siç tha ai, me metoda korruptive të thyente unitetin e “Listës Srpska“ e disa përfaqësues serbë t’i shfrytëzojë për realizimin e planeve që janë në kundërshtim me interesat serbe.