Përpos porosive se “kanë marrë në dijeni” se në Kosovë është rrëzuar qeveria dhe se do të ketë zgjedhje të reja në Bruksel preferojnë që të lënë përshtypjen sikur “nuk u intereson shumë fushata zgjedhore” të cilën e shohin si “çështje e brendshme”.
Shpallja e zgjedhjeve nuk është diçka e papritur sepse një gjë e tillë ishte paralajmëruar disa herë, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë drejtim të zhvillimit të zgjedhjeve të parakohshme i dukej edhe sjellja e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, i cili për herë të parë në cilësinë e liderit formal udhëheqë PDK-në në zgjedhje.
Por sjellja dhe prononcimet e disa diplomatëve amerikanë që ishin shprehur kundër zgjedhjeve kishin bërë që edhe në Bruksel, kohë pas kohe, të besonin se nuk do të ketë zgjedhje, së paku jo para vjeshtës.
Një prej arsyeve pse në BE nuk e dëshironin zhvillimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë tash është edhe situata mjaft e tensionuar në rajon, sidomos në Maqedoni dhe Shqipëri. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.