Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Brukseli nuk i toleron kërcënimet ndaj ambasadores Vlahutin

Komisioni Evropian ka reaguar pas kërcënimeve të bëra në adresë të ambasadores së BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin.

Dy ditë më parë gazetari Kastriot Myftaraj në një shkrim bëri thirrje për vrasjen e ambasadores së BE-së, kroates Vlahutin, duke e etiketuar atë edhe si “Kurva e Pantovçakut”, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Komisioni Evropian në një reagim deklaroi se nuk do të tolerojë kërcënime për të frikësuar drejtuesen e BE-së në Shqipëri dhe stafin e delegacionit.

Gazetari Kastriot Myftaraj u arrestua më herët nga policia dhe më pas u lirua pasi bëri thirrje për vrasjen e ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.