Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndërkombëtarët kërkojnë të vazhdojnë punët e nisura në fushën e drejtësisë

Ministrive dhe institucioneve të tjera publike u është kërkuar vazhdimi i agjendave të nisura, pavarësisht që të martën është votuar mocioni për rrëzimin e Qeverisë, e rrjedhimisht është shpërndarë edhe Kuvendi i Kosovës.

Kërkesa ka ardhur të enjten nga shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, dhe nga shefja e EULEX-it, në Kosovë, Alexandra Papadopoulou, gjatë një takimi të bordit të përbashkët bashkërendues për sundim të ligjit, organizuar nga Ministria e Drejtësisë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shefja e Zyrës së BE-së ka bërë thirrje që fokusi të jetë në punët e filluara pasi, siç ka thënë ajo, është në të mirë të qytetarëve.

Edhe shefja e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, ka deklaruar se pavarësisht zhvillimeve në vend sundimi i ligjit është i rëndësishëm dhe për këtë nuk duhet të ngecin punët. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)