Këtë muaj, themelohet Komisioni për Verifikimin e veteranëve të luftës.
Ministri i Punës në dorëheqje, Arban Abrashi, ka konfirmuar për KTV-në se do të përfundojnë të gjitha procedurat e themelimit të këtij komisionit brenda pak kohësh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka thënë se ligji që tashmë është në fuqi do të implementohet dhe se qeveria do ta themelojë komisionin para se të dorëzojë mandatin, e pastaj i mbetet komisionit të vazhdojë punën tutje.
Ndryshe, implementimi i këtij ligji është parakushti kryesor që FMN-ja të mos e prish marrëveshjen me qeverinë për përmbylljen e programit të Fondit me Kosovën në vlerë prej 100 milionë eurosh.
Në një prononcim të mëhershëm për KTV-në, përfaqësuesi i FMN-së në Kosovë, e po ashtu edhe ministri i Financave, patën deklaruar se pavarësisht nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme apo jo, kushtet nuk ndryshojnë për qeverinë e ardhshme.
Ky ligj që ka marrë dekretin e presidentit 1 muaj më parë, saktësisht më 11 prill, pritet t’i kursejë buxhetit të Kosovës miliona euro.
Ligji zvogëlon për 50 euro pensionin për kategorinë e tretë, në të cilën përfshihen shumica e veteranëve, që kap periudhën e mobilizimit gjithëpopullor në luftë pas datës 31 mars 1999.
Kategoria e dytë apo atyre që nuk do t’u prekët pensioni janë të angazhuarit në luftë pas datës 5 mars 1998 dhe që ishin aktivë deri në ditën e përfundimit të luftës.
E rritje do të kenë vetëm ata që njihen si krerët e luftës apo të angazhuarit nga viti 1991 deri më 5 mars 1998, dhe që thuhet se kanë qenë aktivë deri në ditën e fundit të luftës.
Në ligjin e Buxhetit për 2017-ën, qeveria ka vënë si kufizim shumën prej 38 milionësh për këtë kategori.
Sidoqoftë, kryeministri në dorëheqje, Isa Mustafa, nisjen e shpërndarjes së pensioneve për veteranët e luftës e ka renditur si njërin ndër sukseset e tij gjatë mandatit qeverisës.
Me gjithë meritat për dhënien e pensioneve veteranëve, Qeveria Mustafa u ka mbetur borxh veteranëve disa pensione, pasi nuk i morën në mënyrë retroaktive, siç iu pat premtuar.