Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa kompani evropiane po shohin mundësi investimi në Kosovë, vizitojnë Parkun e Biznesit

Andrea Angeli ka marrë rrugë nga Zvicra për në Kosovë.

Ai po shikon mundësitë për investime në vendin tonë, disa vjet pasi kishte nisur të sjellë produktet e tij në tregun kosovar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por, paraprakisht po kërkon disa prej kushteve që shteti duhet t’ia plotësojë në mënyrë që ta finalizojë më shpejt planin e tij për investime.

“Është shumë e rëndësishme që të kemi investime këtu, pasi vendi ka lëvizur përpara në disa aspekte. Kjo na bën ta shohim mundësinë e investimit. Nga hera e fundit që kam qenë këtu kam parë ndryshime në qasjen e tregut ndaj produkteve të reja dhe kualitative. Pastaj po shihet që po punohet shumë në certifikimin e produkteve. Ajo që duhet të bëjnë institucionet është që të heqin disa pengesa nëpër kufij, kontrollet e zgjatura, duhet të kemi garanci për prodhimet e ndryshme që i kemi”, ka thënë ajo.

Ndryshe nga ai, Martin Grae që vjen nga Gjermania ka në plan të hap fabrikë në Kosovë por të bëjë investime në shërbime.

“Ne kemi vendosur të investojmë më shumë në sektorin e shërbimeve. Ne do të koncentrohemi, sidomos me shërbime ndaj klientëve, sepse kemi parë këtu që nevojat janë që të dërgohet produkti në kohën e duhur dhe me kualitetin e duhur. Në këto momente në strategjinë 5 vjeçare ne nuk e kemi në plan të hapim fabrikë këtu, por më vonë mund të ndodh”, ka thënë Grae.

Të dytë këta bashkë me një numër kompanish nga Sllovenia, Norvegjia dhe vende të tjera kanë shfaqur produktet e tyre në një panair të mbajtur në Parkun e Biznesit në Drenas ku edhe kanë shikuar kushtet që i ofron parku.

Ministrja në largim e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami u ka thënë të pranishmëve se janë në fazën përmbyllëse të negociatave me BERZH-in për financimin e ndërtimit të Parkut të Biznesit 2 në hapësirë prej 62 hektarësh.

Ndërsa kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci u ka ofruar të gjithë mbështetjen e komunës për realizimin e çdo investimi në vend.

Vitin e fundit Kosova është përballur me ulje të ndjeshme të investimeve të jashtme.