Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Zgjedhjet për ambiciet e Veselit, s’do duhej të mbaheshin pa reformë zgjedhore”

Megjithëse në një kohë shumë të shkurtër për të organizuar një proces zgjedhor në nivel qendror, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve thotë se do ta bëjë korrekt punën e vet.

Mirëpo, ndryshe mendojnë gazetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Parim Olluri, nga gazeta online “Insajderi” dhe Albert Krasniqi nga KDI-ja, ndajnë mendimin se nuk do të duhej të mbaheshin zgjedhje, pa u bërë ndryshimet në reformën zgjedhore, e që kanë të bëjnë me financimin e fushatave të partive politike.

Ndërkaq, rreth 5 milionë euro do t’i kushtojnë shtetit të Kosovës zgjedhjet e parakohshme.

E zgjedhje do të ketë përsëri pas disa muajsh, ku do të votohet për kryetar të komunave.