Në emër të shumicës parlamentare, LSDM-ja, në një nga ditët në vijim do t’i dërgojë presidentit të Maqedonisë, George Ivanov, garancitë e kërkuar për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re.
Sipas LSDM-së, programi për punën e qeverisë është garancia më e mirë për ruajtjen e karakterit unitar të shtetit dhe se Ivanov sa më parë duhet të japë mandatin të nominuarit të saj për kryeministër Zoran Zaev.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në fakt unitarizmi në asnjë moment nuk ishte i rrezikuar. Këtë shumë mirë e dini dhe sapo të krijohen kushte, një orë e më parë atë që e kemi deklaruar në programin për qeverisje do t’ia themi edhe Ivanovit. Është koha e fundit që ai të respektoj Kushtetutën dhe sa më parë t’i jep mandatin Zoran Zaevit dhe të formohet qeveri të re”, tha Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së.
Edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i cili i dërgoi letrën Ivanovit me kërkesën për dhënien e mandatit Zaevit, tha se VMRO-DPMNE duhet të pajtohet me faktin se në Kuvend është formuar shumicë e re me një program të qartë dhe se presidenti duhet të veproj në bazë të kushtetutës
“Opozita duhet të jetë e vetëdijshme se shumica parlamentare duhet ta aplikojë dhe realizojë programin e saj sepse në bazë të asaj programi populli ia ka dhënë përkrahjen në udhëheqjen e shtetit. Ndoshta kjo në shikim të parë duket si antagonizëm i tejkalueshëm, por nuk është ashtu”, tha Xhaferi.
Nga BDI-ja e Ali Ahmetit përkrahin liderin e LSDM-së, Zoran Zaev dhe garancitë që ai do t’ia dorëzojë kreut të shtetit George Ivanov.
“Ne i kemi dhënë mbështetje Zaevit që në emër të shumicës parlamentare t’ia dorëzojë Ivanovit garancitë e kërkuara për mandatin për formimin e qeverisë së re”, njoftojnë nga BDI.
Edhe nga Lëvizja Besa deklaruan se Zoran Zaev dhe LSDM-ja kanë përkrahjen në aspektin e garancive që Ivanov i kërkon për dhënien e mandatit.
Ndërsa nga Aleanca për shqiptarët thonë i takon LSDM-së dhe Zaevit të kërkojë mandatin për qeverinë e re.
Afati për dorëzimin e mandatit skadon më 19 maj. Nga LSDM-ja mbeten në qëndrimin se qeveri të re do të ketë dhe se në rast të refuzimit nga presidenti Ivanov, shumica e re do të veprojë sikur edhe në rastin zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.