Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të premten, Gjilani shpall “Qytetar Nderi” presidentin Bujar Nishani

Me iniciativë të kryetarit të Komunës, Lutfi Haziri, të premten, Kuvendi Komunal i Gjilanit do ta shpallë “Qytetar Nderi” presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Fillimisht, presidenti shqiptar do të takohet me kryetarin Haziri, në ora 10:00 – 10:30. Ndërkaq, me fillim në ora 10:30, në sallën e Kuvendit, presidentit të Shqipërisë, i jepet titulli më i lartë i Komunës, “Qytetar Nderi”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë, me fillim në ora 11:00, në sallën e teatrit të qytetit, presidenti Nishani shpërndan dekorata për personalitetet e Gjilanit dhe Anamoravës, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për lirinë e shqiptarëve.​