Ministri Ferat Shala priti ish-ministrin Italian për Mjedis, Corrado Clini, të cilin e falënderoi në emër të MMPH-së për përkrahjen e deritanishme dhënë nga shteti italian.
Takimi kishte në fokus konsultimet për mundësitë e investimeve nga kompanitë italiane në çështjen e mjedisit në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIsh-ministri italian Clini e njoftoi ministrin Shala për interesimin e bizneseve italiane, të cilat kanë shfaqur interesim të madh për t’u njohur me nevojat dhe mënyrat e investimeve në fushën e mjedisit në Kosovë, për të parë më afër për mundësitë konkrete të investimeve dhe bashkëpunimit.
Me këtë rast Shala ka veçuar nevojat që ka MMPH-ja në realizimin e projekteve në sektorin e mjedisit.
Të dyja palët u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë.