Prishtinë, 11 maj - Këshilli Prokurorial i Kosovës shpreh shqetësimin lidhur me kërcënimin që i është bërë prokuroreve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Radica Miliq, njëherësh anëtare e KPK-së, dhe Fikrije Sylejmani, e që ndërlidhet me punën e tyre zyrtare.
Për ne si Këshill, aktet e tilla të kërcënimeve ndaj prokurorëve janë të patolerueshme dhe se ato merren shumë seriozisht. Ne qëndrojmë fuqishëm pranë prokurorëve, i mbështesim ata në punën e tyre të përditshme dhe i inkurajojmë në përmbushjen e misionit të tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëshilli Prokurorial i Kosovës siguron publikun se kjo çështje është duke u trajtuar seriozisht dhe me nivelin e duhur të urgjencës, të cilën e meriton kjo situatë, thuhet në reagimin e Këshillit Prokurorial.