Policia e Kosovës ka reaguar ndaj disa shkrimeve në portalet serbe, të cilat duke u thirrur në burime brenda këtij institucioni, kanë publikuar informacione për pritjen e arrestimit të disa personaliteteve nga Gjykatën Speciale.
Policia ka mohuar të gjitha këto informacione, duke thënë se nuk kanë asnjë informacion zyrtar lidhur me këtë çështje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vazhdim reagimi i plotë i PK-së.
Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, publikon këtë komunikatë në shenjë reagimi ndaj disa portaleve serbe, njëra ndër to Agjencia e lajmeve të Republika Serbska, SERN-a, të cilat kinse nga burime brenda Policisë së Kosovës kanë siguruar informacione për pritjen e arrestimit të disa personaliteteve të ndryshme politike të Kosovës, që ndërlidhen me hetimet nga Gjykata Speciale.
“Pas qershorit, me urdhër të speciales pritet arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Xhavit Halitit, Azem Syla etj”.
Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe siguron të gjithë qytetarët e saj se shkrimet e tilla janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendencioze që kanë për qëllim njollosjen e Policisë së Kosovës dhe destabilizimin e vendit.
Policia e Kosovës rithekson dhe njëherit rikonfirmon se nuk ka asnjë informacion zyrtar që ndërlidhet me shkrimet apo dezinformatat e publikuar në portalet serbe.
Prandaj, konsiderojmë se opinioni publik duhet të informohet drejt dhe korrekt, pasi që nuk ka asnjë informacion zyrtar në Policinë e Kosovës, lidhur me referimet dhe shkrimet e pavërteta që thirren brenda burimeve të PK-së, të cilat vlerësohen se kanë për synim dëmtimin e imazhit pozitiv të Policisë së Kosovës.