Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sot nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2017”

Rahovec, 11 maj - Nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi dhe komisionit organizativ, sot nis festivali tradicional kombëtar i folklorit “Anadrinia Jehon 2017”, i cili këtë vit mbahet për të 16-tin vit me radhë në fshatin Dejnë.

Festivali fillon me datë 11 në ora 19:00 dhe zgjat deri me 13 maj 2017 sipas kësaj agjende:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nata e parë:

1. SHKA “Anadrini” – nikoqir

2. SHKA “Tingujt e vendlindjes” Stagovë / Kaçanik

3. AKV “Ilirida” Shkup

4. SHKA “Muharrem e Xhevat Qena” Romajë

5. Rapsodët e Hasit; Haxhi Gjugja me grup.

Nata e dytë:

1. SHKA “Lahuta e Malësisë” Gjilan

2. AKV “Hajvalia” Prishtinë. (2 këngë)

3. AKA “Isa Boletini” Rogovë

4. Grupi “Tradita” Prizren. Rapsodët: Tom Sokoli dhe Pjetër Bisaku. (2 këngë

5. Grupi folklorik “Stelushi” Mat.

6. SHKA “Ardhmëria” Gjakovë

Nata e tretë:

1. SHKA “Bajram Curri” Krushë e Madhe

2. AKV “ Hasan Prishtina” Vushtrri

3. Grupi polifonik “Pavarësia” Vlorë

4. AKV “Xhavit Haziri” Obiliq

5. AKV “Mitrovica” Mitrovicë

6. AKV “Zëri i Kosovës” Fushë Kosovë (mysafir)

Gjatë tri netëve garuese, festivalin “Anadrinia Jehon”, me këngët e tyre do ta nderojnë këngëtarët nga estrada; Qershore Tafallari, Fjolla Gashi, Valbona Krasniqi, Hamëz dhe Albrim Llapçeva.