Po luhen të gjitha kartat e fundit. Para protestës se 13 majit kreu i Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Agron Duka, është ankimuar në Kolegjin Zgjedhor të Shqipërisë si organ suprem për zgjedhjet. Mbi Kolegjin Zgjedhor nuk del dot asnjë gjykatë, as gjykata kushtetuese. Ankimimi është dërguar zyrtarisht me firmën e Agron Dukës, kryetari i PAA-së, me argumentin se listat e kandidatëve për deputetë janë të pavlefshme, pasi janë miratuar në kundërshtim me ligjin. Kolegji Zgjedhor pritet t’i quaj të paligjshme listat duke rrëzuar 18 qershorin dhe duke u dhënë partive një shans tjetër për gjetjen e një marrëveshje ku të futen të gjitha partitë në zgjedhje, transmeton KJ.
Mundet loja e numrave të ditëve të jetë një lojë ndërkombëtare për t’ju dhënë kohë palëve politike për gjetjen e një zgjidhje. Kolegji Zgjedhor tashmë ka fatin e zgjedhjeve të 18 qershorit. Informacione të besueshme tregojnë anëtarët e Kolegjit Zgjedhor janë vënë survejim nga data 9 maj se me cilët takohen si dhe me kë flasin apo komunikojnë në rrjetet sociale. Kjo duket se vjen nga mazhoranca e cila nuk ka asnjë interes për të shtyrë 18 qershorin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKërkesa e opozitës në këtë kallëzim në Kolegjin Zgjedhor është që ky i fundit të ç’regjistrojë listat e kandidatëve për deputetë. Me pas bie 18 qershori dhe presidenti në detyrë do të caktojë datë tjetër zgjedhjesh.
“Të gjithë dini të numëroni deri në 50 dhe çdo liste e dorëzuar në KQZ është shkelje ligji me Dy rrugë ka: Kolegji Zgjedhor do të ballafaqofet së shpejti me kërkesën për të hedhur poshtë 18 qershorin dhe listat.
Nëse me presione apo me Zhage, Kolegji Zgjedhor vendos t’u thotë shqiptarëve se 17+41 +2 bëjnë 49 dhe jo 50, atëherë do të merren përpara nga republika e re.”- do të paralajmëronte Basha. Tani loja politike ka kaluar në matematikë zgjedhore. 49 apo 50!