Anëtarët e Komisionit parlamentar për arsim, shkencë dhe teknologji e kanë kundërshtuar shqyrtimin dhe miratimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare të arritur në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës e Teknologjisë dhe organizatës holandeze “Stitching SPARK” mbi mbështetjen e Kolegjit Ndërkombëtar të Biznesit Mitrovica (IBCM). Komisioni e ka konsideruar të jashtëligjshëm financimin e një institucioni privat, shkruan sot Koha Ditore.
Njoftimi për këtë marrëveshje ishte bërë teksa po mbahej seanca e Kuvendit të Kosovës, javën e kaluar. Komisioni për këtë arsye kishte thirrur mbledhje urgjente. Temë ishte shqyrtimi i një projektligji përmes së cilit parashihej mbështetja financiare e një kolegji privat.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShuma e paraparë për ta financuar kolegjin nga Mitrovica është rreth 600 mijë euro në vit, pavarësisht se nuk parashihej askund në buxhetin e MASHT-it, prej 47. 287. 848 eurosh të këtij viti. Anëtarja e Komisionit, Teuta Haxhiu, e ka quajtur shqetësuese mënyrën se si u është dërguar marrëveshja për shqyrtim.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.