Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministria pret përgjigje nga Autoriteti i Konkurrencës për shpërndarje të asistencës sociale

Marrëveshja për shpërndarjen e asistencës sociale e hartuar nga Ministria e Punës dhe e Mirëqenies Sociale, ende nuk është nënshkruar me Postën e Kosovës. Kjo, meqë MPMS-ja, ka kërkuar një vlerësim nga Autoriteti Kosovar i Konkurrencës, lidhur me ligjshmërinë e saj, shkruan sot Koha Ditore.

“Ne kemi kërkuar që të dimë nëse jemi në rregull me Autoritetin e Konkurrencës, nëse e nënshkruajmë këtë marrëveshje me Postën e Kosovës. U kemi dërguar një draft paraprak edhe iu kemi thënë që jemi në negociata, na tregoni a jemi në rregull më Autoritetin e Konkurrencës në lidhje me këtë marrëveshje për shpërndarje të skemave sociale”, ka deklaruar drejtoresha e Zyrës ligjore në Ministri, Minire Begaj. Ajo nuk është optimiste se mund të marrin përgjigje të shpejtë nga ky autoritet.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazeta ka kërkuar një përgjigje edhe nga Autoriteti i Konkurrencës, por që nga e mërkura e javës së kaluar, kryetari Valon Prestreshi nuk është përgjigjur.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.