Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 10 mijë lëndë të kundërvajtjes u regjistruan pas parashkrimit në Drenas

Mijëra lëndë të kundërvajtjes në komunikacion, të futura në kartonë me ngjyrë të bardhë e kanë “pushtuar” zyrën e referentëve në Degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Drenas. Pos rafteve e mbi tavolina, një numër i konsiderueshëm i tyre e kanë zënë hapësirën edhe nën tavolina, shkruan sot Koha Ditore .

Rreth 20 mijë është numri i përgjithshëm i tyre. Mbi 10 mijë tanimë kanë arritur parashkrimin absolut, ende pa u regjistruar. Përkundër që janë pranuar në gjykatë në vitin 2014, ato nuk janë regjistruar deri këtë vit. Tani, regjistrimi është kryer vetëm formalisht, sa për të figuruar të mbyllura në regjistër të gjykatës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po këtë vit janë regjistruar edhe afro 10 mijë lëndë të trashëguara nga viti 2016, ku prej tyre afro 7 mijë rrezikojnë të parashkruhen.

(Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.