Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli thotë se ishte i vetmi lider nga Ballkani që takoi presidentin Trump

Një ditë pasi që kishte publikuar fotografinë nga takimi me presidentin amerikan Donald Trump, që ka ndodhur gjatë janarit të këtij viti, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se mbetet i privilegjuar që ishte lideri i vetëm nga Ballkani, që takoi njeriun më të fuqishëm të politikës botërore.

“Takimi im me presidentin Trump, është një takim që në rend të parë i shërben interesit të qytetarëve tanë, i shërben Kosovës”, citon REL të ketë thënë Veseli.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë kam qenë shumë i gëzuar, krenar për jo vetëm faktin se kam pasur fatin që vetëm unë nga liderët e Ballkanit ta takoj një personalitet të tillë të fuqishëm, por kam qenë i entuziazmuar, më lejoni ta them këtë, për popullin tim”, është shprehur Veseli.

Ai tha se në momentin kur janë përcjellë shumë mesazhe se cila do të jetë politika e ardhshme amerikane nën udhëheqjen e presidentit Trump, ishte nder që një lider nga Kosova të takohet me një personalitet të tillë.

“Vërtetë është një bekim për popullin e Kosovës dhe një falënderim i veçantë për Kosovën”, ka theksuar Veseli.

“Ne jemi të bekuar me partneritetin që e kemi me vendet më të fuqishme perëndimore, ta mbajmë e kultivojmë këtë bekim dhe mos të lëmë të ftohet ky partneritet”, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës.