Rrëzimi i qeverisë ishte skenar i menduar më herët. Për realizimin e këtij qëllimi ndihmuan edhe minoritetet.
Këtë për Rubikon të KTV-së e tha nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse deri sot ishim partnerë qeverisës, prej sot jemi rivalët më të mëdhenj, theksoi Haziri.
“Prej sonte e tutje PDK është rival i madh i LDK-së me të cilën kemi pas marrëveshje të shkruar, pra jo marrëveshje me fjalë apo xhentëllmenësh”, ka thënë ai.
Ai thotë se sot është një standard i adresimeve përmes videove dhe jo përmes Kuvendit.
Duke ju drejtuar video incizimit të publikuar pak orë pas rrëzimit të qeverisë nga kryeparlamentari Kadri Veseli, Haziri thotë se ishte ajo parti që nuk kishte guxim të tregonte qëllimet e veta në Kuvend.
Këtë sipas tij, këtë po e kryen Veseli përmes videove. “Krejt rrethanat çojnë që ka qenë skenar i menduar”, ka thënë ai.
“Ne nuk kemi kurrfarë përgjegjësie për thyerje të marrëveshjes, definitivisht ne e kemi respektuar marrëveshjen, kryeministri ka qenë konsekuent në punën e vetë dhe nuk e kemi lënë askënd të përzihet në punët tona”, ka thënë Haziri.
“Ka qenë njëfarë trendi në Kosovë që ti i kryen detyrat po dikush tjetër të tregon si ti kryesh”.