Dega e LDK-së në Rashincë të komunës së Shtimes përmes një kumtese ka njoftuar se nuk e njeh më Isa Mustafën kryetar të kësaj partie.
Në këtë kumtesë është kërkuar urgjentisht përjashtimi i Isa Mustafës nga subjekti të cilin e udhëheq.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas analizimit të gjendjes se krijuar me prishjen e koalicionit dhe rënien e qeverise Mustafa, Nëndega e LDK-Rashincë Shtime del me këtë njoftim. Nga sot nuk e njohim Isa Mustafën për kryetar të LDK dhe kërkojmë që urgjentisht të perjashtohet nga subjekti jonë politik. Për fajet dhe demët e shkaktuara popullit të Kosovës kërkojmë nga Prokuroria të fillojë hetimet ndaj tij. Me respekt Kryetari i Nëndegës Gazmend Haxhiu”, thuhet në njoftim.