Sekretari Organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka shkruar në Facebook se pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës do të ketë një përbërje tjetër.
Molliqaj ka thënë se “deputetët matrapazë fillimisht do të dënohen me votë, e pastaj do të burgosen nga sistemi i drejtësisë të cilin do ta forcojë qeveria e ardhshme e VV-së”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është statusi i plotë i Molliqajt:
Sot deputetët e pushtetit po flasin si me qenë deputetë të opozitës. Pra, edhe vet po e pranojnë që kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për të mirën e qytetarëve, por përkundrazi.
Por qytetarët e Kosovës nuk kanë memorie të peshkut. Ne nuk harrojmë!
Pas zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës do të ketë krejt përmbajtje tjetër. Këta deputetë matrapazë fillimisht do të dënohen me votë, e pastaj do të burgosen nga sistemi i drejtësisë të cilin do ta forcojë qeveria e ardhshme e Lëvizjes Vetëvendosje.