Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zyrtari i BE-së këshillon shqiptarët e serbët të bëjnë si gjermanët e francezët

Zgjidhja për kapërcimin e konflikteve dhe për jetë në paqe në Ballkan është të punohet për ndërvarësi, që shtetet të mbështeten njëra në tjetrën.

Kështu deklaroi zëvendësshefi i delegacionit të BE-së në Serbi, Oskar Benedikt, i cili ka shtuar se në këtë mënyrë do të jetë më vështirë që të kundërvihen njëra kundër tjetrës dhe kjo ka të bëjë më së shumit me raportet midis Serbisë e Shqipërisë, raportojnë mediet e Beogradit, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse shikojmë situatën momentale në mes të Shqipërisë e Serbisë, fatkeqësisht retorika është shumë negative dhe mendoj se duhet të shihet koncepti nga viti 1950, se si janë kapërcyer atëherë ato dhe që në këtë të gjendet frymëzimi”, u shpreh Benedikt.

Ai ka rikujtuar se atëherë Gjermania dhe Franca, duke u nisur nga përvojat e Luftës së Dytë Botërore, i hynë pajtimit dhe bashkëpunimit në themelet e bashkësisë që u shndërrua në BE.

Sipas fjalëve të tij koncepti i bashkëjetesës, por jo ndarja, nga e cila në vitet e pesëdhjeta u lind Unioni Europian, do të duhej të zbatohej edhe në Ballkan, transmeton Koha.net.

“Kur e shikova historinë, kuptova se liderët që sollën ato ide, të viteve të pesëdhjeta, ishin nga gjenerata që kishte kaluar nëpër luftë, kishin provuar luftën dhe tani kur e shihni Ballkanin, edhe këtu njerëzit kanë kaluar nëpër luftë, dhe mendoj se edhe këtu do të duhej të kishte iniciativa të fuqishme që lufta të evitohet përgjithmonë”, ka thënë Benedikt.

Edhe zgjedhjet e fundit në Austri, Holandë e Francë treguan se evropianët nuk duan ndasi, porse vazhdojnë të jenë besnikë të idesë së Bashkimit Europian, është shprehur ai.