Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli: UÇK e përfundoi luftën që e nisi Shaban Polluzha

​Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, në akademinë përkujtimore për 72 vjetorin e rënies së Shaban Polluzhës dhe Mehmet Gradicës, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës e përfundoi luftën që e nisi Polluzha me bashkëluftëtarët.

Në këtë akademi, Veseli gjatë fjalimit të tij ndër të tjerash ka thënë se Kosova tani ka një të ardhme të sigurt, ashtu siç nuk e ka pasur kurrë gjatë historisë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Në asnjë vend të Kosovës nuk ka mbetur pa u përmendur pushka e lufta e Shaban Polluzhës. Ne e vazhduam luftën që e nisi Shaban Polluzha, por krijuam aleatë ndërkombëtarë kundër komunizmit jugosllav. Tani 72 vjet pas vdekjes së Shaban Polluzhës, Kosova është shumë më ndryshe. Si asnjëherë tjetër gjatë historisë, Kosova është e sigurt në fatin e vet”.