Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputeti Ademi tregon arsyen pse votoi pro rrëzimit të Qeverisë

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit RAE, Danush Ademi, ka deklaruar se ka përkrahur mocionin për rrëzimin e Qeverisë, për shkak se kjo e fundit nuk është treguar e barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës, përfshirë komunitetet.

Ai vuri theksin te një rast në një familje të komunitetit RAE në Fushë Kosovë, të cilën nuk e kishte ndihmuar Qeveria.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në këtë familje, sipas tij, bënte pjesë në vajzë e cila ishte kafshuar nga qentë.

“Kjo Qeveri duhet të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët dhe të mos bëjë ndasi për komunitetet”, u shpreh ai.