Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka bërë të ditur se në një takim të Këshillit Ekonomik Social është arritur pajtimi që të hiqet paga minimale prej 135euro dhe kështu të jetë vetëm një pagë minimale, “pa dallim moshe”.
“Kurse, për pagën minimale do të vendosim javëve në vijim, duke trajtuar disa faktor, si paga mesatare, rritja ekonomike, inflacioni etj.”, ka deklaruar Abrashi, raporton Koha.net
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dialogu social po jep frytet e veta”, ka përfunduar ai.
Ditë më parë, në një takim mes ministrit Abrashi dhe kryetarit të BSPK-së, Haxhi Arifi, ishte dakorduar që të hiqet kriteri i moshës si përcaktues i pagës minimale.
Arifi pati thënë se është e rëndësishme që janë pajtuar se duhet hequr “neni diskriminues” nga udhëzimi administrativ që përcakton pagën minimale prej 135 eurosh, për personat deri në moshën 35-vjeçare, ndërsa 170 euro për personat mbi këtë moshë.
Ministri Abrashi e pati quajtur lajm të mirë, ndërsa pati paralajmëruar se do ta përcjellë në Qeveri propozim-ndryshimin e udhëzimit në fjalë.