Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ahtisaari lë organizatën për zgjidhjen e konflikteve globale

Foto: Driton Paçarada / Koha

Nobelisti dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari ka paralajmëruar tërheqjen nga pozita e presidentit të organizatës së tij paqësore - Iniciativa për Menaxhimin e Krizave (CMI), transmeton Koha.net.

Ahtisaari tetëdhjetëvjeçar këtë vendim e ka bërë publik dje në mbledhjen e kësaj organizate paqësore për zgjidhjen e konflikteve globale, të cilën e ka themeluar 17 vjet më parë, ndërsa ka sqaruar se në CMI do të vazhdojë të punojë në cilësinë e këshilltarit, përcjell AP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai njëherësh ka rekomanduar që në funksionin e tij ta zëvendësojë ish-kryeministri i Finlandës, Aleksandar Stub.

Ahtisaari ka marrë Çmimin Nobel për Paqe më 2008 “për angazhim dhe ndërmjetësim shumëvjeçarë në vendosjen e paqes dhe zgjidhjen e konflikteve në disa kontinente”.

Ishte i dërguari special i KB për statusin e Kosovës, ndërsa i atribuohet se ka ndihmuar që të përfundojë konflikti i gjatë 30-vjeçar midis Acehit dhe Qeverisë indoneziane dhe ka bërë Namibinë të pavarur.

Në bazë të Planit të Ahtisaarit është shpallur pavarësia e Kosovës më 17 Shkurt të vitit 2008, rikujton Koha.net.

Mediet e huaja kanë paralajmëruar se Martti Ahtisaari dhe William Walker do të jenë pjesë e ekipit të ardhshëm të Kosovës që pritet të negocionojë normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve me Serbinë.