Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Serbia i turret Walkerit, lyp të shfajësohet për krimet mbi shqiptarët

Beogradi do të ankohet në Kombet e Bashkuara për deklaratën e ish-shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, William Walker, për gjoja se po punon për krijimin e “Shqipërisë së madhe”. Mediet serbe citojnë zyrtarë të vendit të tyre, që përdorin fjalor jo shumë diplomatik ndaj tij, transmeton Koha.net.

Gazeta “Veçenje novosti” shkruan se ministresh e Drejtësisë e Serbisë, Nela Kuburoviq, i ka informuar vendet anëtare të KB për “rolin e turpshëm të kreatorit të rastit të Reçakut”, që u përdor për agresion mbi Serbinë më 1999, i cili tani është lobist shqiptar dhe njëri nga autorët e planit për ndryshimin e kufijve të Ballkanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

ëtë ia ka konfirmuar RTS-së edhe ministresha pa portofol e ngarkuar për Integrimet Europiane, Jadranka Joksimoviq. Gjithsesi. Do të duhej t’i drejtohemi (KB-së). Projekti i “Shqipërisë së madhe” nuk është vetëm, problem i Serbisë. Përfshin territorin e disa vendeve të Ballkanit dhe mendoj se kjo duhet të na shqetësojë të gjithë neve”, citon atë Koha.net.

Lexoni edhe: 

Tërbohet Vuçiq, “zbulon misionin shqiptaromadh” të Walkerit

Sipas saj deklarata e Walkerit është dëshmi se projekti i “Shqipërisë së madhe” nuk është vetëm projekt me të cilin “flirtohet” në kohë zgjedhjesh, por diçka që ekziston. “Mendoj se tani kemi në dorë argumente të mira, shtesë, që t’ia tregojmë BE-së” , është shprehur ajo.

Dje, kryeministri dhe presidenti i ardhshëm i Serbisë ka reaguar me një fjalor jo shumë diplomatik ndaj deklaratës së Walkerit.