Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mblidhen zyrtarët e PDK-së për takimin e Këshillit para seancës për mocion mosbesimi

Partia Demokratike e Kosovës pritet të mbajë sot dy takime, para nisjes së seancës për mocionin për mosbesim të qeverisë.

Në takimin e orës 8:00 pritet të mblidhet Këshilli i PDK-së, ndërsa një orë më vonë takohen deputetët dhe grupi parlamentar i PDK-së.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Deri më tani, në selinë e PDK-së janë parë të kenë mbërritur kreu i paritës, Kadri Veseli, ish-shefi i Grupit Parlamentar, Adem Grabovci, ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, e të tjerë.

Image

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se të mërkurën në orën 10 do të zhvillohet seanca e jashtëzakonshme për mocionin për mosbesim të qeverisë, të propozuar nga Nisma, AAK dhe Vetëvendosje.

Image

Sipas një kumtese të fundit, kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ndihmëssekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, i ka kërkuar që çështje e demarkacionit të procedohet para mocionit të mosbesimit të qeverisë.